14 mijë euro një pasim! Sa shuma po i  kushton Ozili, Arsenalit

14 mijë euro një pasim! Sa shuma po i kushton Ozili, Arsenalit

18:41, 23/02/2019

Rinovimi i kontratës së Mesut Ozilit ishte konsideruar si një marrëveshje shumë e mirë për Arsenalin, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar dhe kjo marrëveshje e re konsiderohet shumë e shtrenjtë, pas ardhjes së trajnerit të ri, Unai Emery.

Marrëveshja e re ishte në vlerë prej 71 milionë euro, për tri vjet e gjysmë, mirëpo mesfushori gjerman në atë kohë e meritonte këtë shumë, për shkak të paraqitjeve të mira të tij.

Ai e shënoi një gol dhe i asistoi shtatë të tjera në 13 ndeshje të zhvilluara, duke i ndihmuar Arsenalit të arrijë në gjysmëfinale të Europa League.

Megjithatë, tani, vetëm 12 muaj më vonë, kjo marrëveshje po vlerësohet plotësisht ndryshe. Nën trajnerin e ri, Emeryn, Ozili është lënë anash, duke luajtur në vetëm 19 nga 39 ndeshjet e këtij sezoni. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar katër gola dhe i ka asistuar dy të tjera.

Kjo gjë ka bërë që paratë që Arsenali po e shpenzon për gjermanin me origjinë turke të duken si para të harxhuara kot.

Deri më tani, klubi londinez i ka harxhuar 21.8 milionë euro për Ozilin, ose 675 mijë euro për cdo ndeshje që e ka luajtur. Për shkak të minutave të paktë të lojës në të cilët ka luajtur Ozili këtë sezon, ai i bie që i ka fituar 145 euro për çdo sekondë në fushë dhe 14.1 mijë euro për pasim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco