VIDEO/ Ylli i Partizanit humb derbin me Tiranën, shikoni reagimin e tërbuar pas kartonit

VIDEO/ Ylli i Partizanit humb derbin me Tiranën, shikoni reagimin e tërbuar pas kartonit

17:32, 23/02/2019

Në minutën e 13-të të sfidës mes Partizanit dhe Flamurtarit në kryeqytet, i majti i të kuqve, Lorenc Trashi u ndëshkua me karton të verdhë nga kryesori i sfidës Indrit Myrtja, për një faull në mesfushë.

Por, ai ishte i vetmi që rrezikonte nga Partizani për sfidën e javës së ardhshme, në derbin ndaj Tiranës, dhe për ironi të fatit, ishte i pari që u ndëshkua me të verdhë këtë sfidë.

Reagimi i tij ishte i çmendur, teksa pasi iu lut arbitrit të mos e ndëshkonte, shkoi t’i binte edhe tokës me grushte pasi kryesori i tregoi kartonin e verdhë. Kështu, Trashi do të jetë mungesa e madhe e Partizanit në takimin ndaj Tiranës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco