Burnley surprizon Totteham

Burnley surprizon Totteham

16:21, 23/02/2019

Në stadiumin ‘Turf Moor’, Burnley pas një loje fantastike ka arritur të mposht Tottenhamin me rezultatin 2:1.

Wood në minutën e 57’, shënoi për epërsinë e parë të vendasve. Në minutën e 65’, Tottenham arriti të rikthehej në lojë kur barazoi në 1:1 përmes sulmuesit Harry Kane, i cili së fundi është rikthyer nga lëndimi.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë edhe një herë në fund të ndeshjes nëpërmjet Barnes, duke çuar shifrat 2:1.

Me këtë fitore Burnley numëron 30 pikë dhe renditet në vendin e 13-të, ndërsa Tottenham me 60 pikë mbetet në vendin e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco