Zanetti flet pas shortit: Frankfurti rival i fortë, Interi favorit për të fituar trofeun

Zanetti flet pas shortit: Frankfurti rival i fortë, Interi favorit për të fituar trofeun

23:40, 22/02/2019

Javier Zanetti, ish kapiteni legjendar i Interit, ishte i pranishëm për të ndjekur shortin e Europa League në Nyon të Zvicrës.

Menjëherë pasi goglat e vendosën Interin përballë gjermanëve të Eintracht Frankfurt, Zanetti foli për kundërshtarin e radhës në Europë por edhe për çështjen Icardi.

“Mund të jetë pozitiv fakti që sfidën e kthimit do të luajmë në shtëpi vetëm pak ditë para derbit ndaj Milanit. Do të përballemi me një skuadër gjermane shumë të fortë për tu mundur. Duhet të përgatitemi mirë për ta kaluar këtë raund. Ne favoritë për të fituar trofeun? Mendoj që Interi duhet të tentojë gjithmonë të shkojë deri në fund, por ka edhe skuadra të tjera që konsiderohen favorite. Premisat janë për të bërë mirë, por duhet të vazhdojmë të rritemi pasi vetëm kështu mund ta kalojmë këtë raund”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco