VIDEO/ Milan fitore për Champions, Piantek shënon sërish

VIDEO/ Milan fitore për Champions, Piantek shënon sërish

22:38, 22/02/2019

Milan ka vijuar të shkëlqejë me paraqitjet e mira në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso ka fituar me lehtësi 3-0 përballë Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në elitën e futbollit italian.

Serinë e golave për ‘Rosonerët’ e hapi lojtari më në formë në Serie A, Krzysztof Piatek, i cili shënoi në minutën e 49’, shkruan SYRI.net.

Vetëm dy minuta më vonë ishte mesfushori Franck Kessie, i cili në mënyrë maestrale realizoi golin e dytë të takimit.

 “Rosonerët” nuk u ndalën dhe arritën që të tundin rrejtën edhe njëherë, kësaj radhe me anë të anësorit Samuel Castillejo.

Pas kësaj fitore, Milan tashmë pozicionohet në vendin e katërt vetëm 1 pikë më pak se Interi i vendit të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco