Shehi i zhgënjyer pas humbjes: Ja përse po vuan Skënderbeu

Shehi i zhgënjyer pas humbjes: Ja përse po vuan Skënderbeu

22:19, 22/02/2019

Nuk ka qetësi për Skënderbeun që pëson humbjen e radhës ndaj Tiranës.

Në një reagim për “Supersportin”, trajneri i korçareve, Orges Shehi ka folur i zhgënjyer pas kësaj disfate.

“Zhgënjimi është prezent. Të humbësh një ndeshje të tillë, të vjen keq. Kundërshtari na erdhi 1 herë e gjysmë në portë. I pësojmë golat shumë lehtë. Sidomos ky goli i dytë. Ushtruam presion, luajtëm gjatë gjithë kohës në fushën e Tiranës. Kemi pasur mungesa, dalja e Abazit na çorientoi fare. Mbetëm me 1 mbrojtës. Na prishi punë, u prishën ekuilibrat. S’kishim mundësi të tjera, ata lojtarë kishim. Samboun s’mund ta hidhja në fushë, sepse bëheshin 5 të huaj”, tha ai.

Kundërshtarët rrinë lirshëm në zonën tonë, vetëm ne mund të pësojmë ashtu golash. Mbrojtësat duhet të jenë të ashpër dhe jo në ato zona. Ndoshta mospasja e mbrojtësave të mirëfilltë në atë repart dhe neglizhimi i situatave bëjnë që të pësojmë gol. Radasi u bllokua. Goli është komplet i evitueshëm, është gjynah. Më vjen keq. Në këndvështrimin tonë nga pankina, kjo ishte një nga arsyet., vijoi Shehi.

Pse skuadra i pëson kaq lehtë golat?

Është për të ardhur keq. Ne kemi punuar. Goli i dytë është vendosje gabim plus edhe shumë të lehtë në driblim. Mospasja e mbrojtësve të mirëfilltë ndikon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco