Mema i lumtur pas fitores ndaj Skënderbeut: Nuk e prisja...

Mema i lumtur pas fitores ndaj Skënderbeut: Nuk e prisja...

21:13, 22/02/2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur i lumtur pas fitores 2-1 në Korçë ndaj Skënderbeut.

Në një reagim për “Supersport”, tekniku i bardhebluve nuk ka kursyer elozhet për lojtarët e tij të cilët treguan forcë për të mundur një ekip si Skënderbeu.

"Më gëzoi shumë fitorja, sidomos pikët na duheshin shumë. Treguam që kemi forcë të mundim një ekip si Skënderbeu.

Një trajner do kohën e vet, ekipi ka ardhur duke e rritur lojën. Gjithsesi kishim dhe sot oshilacione. Nuk kisha shpresa dhe nuk e prisja të fitoja sot me këtë paraqitje. Skenderbeu na toleroi disi në fazën mbrojtës ndaj gjetëm golin e fitores në fund", tha ai.

Mbrojtja gaboi sot?

I gjithë ekipi ka shumë probleme. Pasi ne kemi ardhur nga vendet e fundit. Janë riparuar disi repartet dhe ekipi shprehet gjatë lojës, por ka ende probleme.

A ishte e njëjta taktikë si me Kukësin?

Pak a shumë ishte e njëta tablo, por e pritëm në mesfushë dhe jo në mbrojtje. Kemi pasur dhe dy mundësi për shënim dhe nuk u shënua. Ky është futbolli, jo çdo manovër na del.

Çfarë do të bëni nëse fitoni derbin javën tjetër? (për lotët)

Ka qenë një moment në gëzim e sipër. U emocionova shumë pasi isha dhe pjesë e Skënderbeut. Jemi bërë disi qaramanë (qesh). Kam qarë shumë duke humbur ndaj qesh kur fitoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco