Bayern i futet në ‘pjesë’ Interit për Ivan Rakitic

Bayern i futet në ‘pjesë’ Interit për Ivan Rakitic

15:52, 22/02/2019

Bayern Munchen ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Interi ditët e fundit ka qenë afër arritjes së një marrëveshjeje me Rakitic, por tani edhe Bayern Munchen dëshiron transferimin e kroatit, që mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Gjigantët gjermanë janë të informuar për situatën e tij dhe janë të gatshëm të paguajnë një tarifë të arsyeshme për shërbimet e mesfushorit.

Bavarezët aktualisht kanë si trajner kroatin Niko Kovaç, i cili edhe mund të ndikojë në vendimin e Rakitic për të ardhmen.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, dhe ka edhe dy vite kontratë me klubin katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco