Morata: Kam dhënë shumë për Juventusin, nuk do ta kem të lehtë në Torino

Morata: Kam dhënë shumë për Juventusin, nuk do ta kem të lehtë në Torino

15:42, 22/02/2019

Alvaro Morata është një ndër ata futbollist që edhe pse është në moshën 26-vjeçare ka shëtitur nëpër shumë skuadra.

Kjo pasi në karrierën e tij ka luajtur në disa klube të mëdha europiane si Reali, Chelsea, Juventusi apo së fundmi Atletico e Madridit.

Si i tillë, në disa raste është vënë përballë ish-ekipeve të veta.

Në sfidën e së mërkurës kundër Juventusit, ai shënoi një gol që iu anulua për faull, por deri sa VAR të vendoste ai po festonte, siç edhe kishte thënë në deklaratat para ndeshjes.

Këtë herë ai ka folur për këtë gjë në një prononcim për “Sky Sport”.

“Kam dhënë shumë për Juventusin, por më duhej të festoja para tifozëve të mi. Goli dhe festa kishin një rëndësi të madhe për mua dhe nuk do të përsëritet më përballë tyre. Nuk do ta kem të lehtë në Torino. Atje në pret një luftë. Dua të falenderoj tifozët dhe nuk dëshirojë që të krijojnë mendime negative për mua”, ka përfunduar sulmuesi spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco