Zaneti komenton shortin e Interit në Europa League

Zaneti komenton shortin e Interit në Europa League

14:27, 22/02/2019

Interi mësoi sot kundërshtarin e Europa League, ku shorti i 1/8-ave të finaleve i ka vënë përballë gjermanët e Eintrahtit të Frankfurtit.

Pas hedhjes së shortit, ka folur zëvendëspresidenti i zikaltërve, Javier Zanetti, i cili ka deklaruar: “Mund të jetë pozitiv fakti që sfidën e kthimit do të luajmë në shtëpi vetëm pak ditë para derbit ndaj Milanit. Do të përballemi me një skuadër gjermane shumë të fortë për tu mundur. Duhet të përgatitemi mirë për ta kaluar këtë raund.

Ne favoritë për të fituar trofeun? Mendoj që Interi duhet të tentojë gjithmonë të shkojë deri në fund, por ka edhe skuadra të tjera që konsiderohen favorite. Premisat janë për të bërë mirë, por duhet të vazhdojmë të rritemi pasi vetëm kështu mund ta kalojmë këtë raund”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco