Mori karton me dashje, pezullohet nga UEFA

Mori karton me dashje, pezullohet nga UEFA

14:14, 22/02/2019

UEFA ka pezulluar futbollistin e Valecias, Xhefri Kondobia. Ish-futbollisti i Interit do të mungojë për 3 takime në Ligën e Europës.

Ai mori një karton të verdhë me dashje në barazimin kundër Celtic.

Francezi është një pikë e rëndësishme e Valencias, e cila do të vuajë mungesën e mesfushorit për 3 takime, 2 pezullim dhe 1 sepse ka plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë, në të njëjtën situatë është edhe Sergio Ramos, i cili pret vendimin për të verdhin që mori kundër Ajaks në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka hapur një hetim disiplinor për këtë rast, por nuk është shprehur ende.

Spanjolli mori një të verdhë në fund, kur Reali po fitonte 1-2 në Holandë, karton i cili do ta bënte të mungonte sfidën e ardhshme dhe të ishte i pastër për fazën tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco