Chelsea reagon zyrtarisht ndaj dënimit të FIFA-s

Chelsea reagon zyrtarisht ndaj dënimit të FIFA-s

12:57, 22/02/2019

FIFA njoftoi sot se ka dënuar Chelsean me ndalimin e kryerjes së transferimeve për dy sesionet e ardhshme të merkatos, duke gjetur shkelje te skuadra nga Londra në transferimin e lojtarëve të rinj, sidomos tek ata nën moshën 18-vjeçare.

Pas vendimit të FIFA-s, Chelsea ka reaguar duke bërë të ditur se do të apelojnë këtë vendim.

“Ne kategorikisht hedhim poshtë gjetjet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe prandaj do të apelojmë ndaj vendimit”, thuhet në reagimin e parë të skuadrës nga “Stamford Bridge”.

Me dënimin në fuqi, Chelsea nuk ka drejtë blerje deri në verën e vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco