FIFA pezullon Chelsean, çfarë do të ndodhë me Higuain?

FIFA pezullon Chelsean, çfarë do të ndodhë me Higuain?

11:46, 22/02/2019

Furtunë mbi Chelsean nga FIFA. Qeveria botërore e futbollit ka vendosur të pezullojë merkaton e bluve të Londrës në dy sesionet e ardhshme, pra në verë dhe në janarin e 2020-ës.

Ky vendim është marrë nga FIFA me pretendimin se është shkelur neni 19 që ka të bëjë me transferimin e minorenëve.

Pas shpalljes së këtij vendimi londinezët do të kenë 90 ditë kohë për të apeluar.

Një problem tepër serioz për Chelsean, që me këtë vendim rrezikon të ushtrojë të drejtën për të blerë Gonzalo Higuainin.

El Pipita është i destinuar të kthehet te Juventusi në qershor, për të kërkuar më pas një tjetër destinacion.

Pezullimi i merkatos bllokon në njëfarë mënyrë edhe lëvizje të tjera, siç mund të ishte transferimi i Hazard te Reali i Madridit, pasi londinezët nuk do të kishin mundësi për të blerë lojtarë cilësorë për të mbushur boshllëqet e krijuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco