Gega: Kemi nxjerrë mësime nga humbja në Laç

Gega: Kemi nxjerrë mësime nga humbja në Laç

11:21, 22/02/2019

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dalë ditën e sotme përpara mediave në konferencë për shtyp në kuadër të javës së 23-të të Superiores.

Partizani do të luajë ditën e nesërme në kryeqytet një sfidë mjaft të rëndësishme ndaj Flamurtarit.

Si është situata pas humbjes në Laç?

Pas një humbje është rritur interesimi. Iu uroj mirëseardhjen. Është rrugë e gjatë, nuk kemi garantuar se nuk thyemi, por është diçka që ka kaluar.

Iu zhgënjeu humbja?

Kështu është futbolli. Çdo gjë ka një arsye. Rëndësi ka që ne jemi të fokusuar dhe kemi nxjerrë edhe mësimet pas humbjes.

Gabimi i arbitrit…

Kam lexuar, jetojmë në një vend të vogël, ku ka ndikime. Nuk duhet të abuzohet me fjalën e trajnerit, nuk kam thënë vdiq futbolli. Nuk kam për të ndryshuar, në çdo lloj pozicioni që të jem. Nuk i kemi borxh njeriut, kemi zgjedhur një formë të punës që të bashkëpunojmë mes njëri-tjetrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco