Zbulohet plani i Real Madridit për blerjen e Eden Hazard

Zbulohet plani i Real Madridit për blerjen e Eden Hazard

09:46, 22/02/2019

Real Madridi e ka menduar mirë planin për transferimin e Eden Hazard.

Ylli belg mbetet dëshira e madhe e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për verën e vitit 2019.

Mediat në Spanjë shkruajnë se kampionët e Europës tashmë kanë bërë gati planin për transferimin e 28-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi, për transferimin e Edin Hazard do të përdorë strategji të njëjtë si me me Thibaut Courtois.

“Los Blancos” po ndjek me interes të lartë situatën e Hazard, dhe refuzimet e vazhdueshme të këtij të fundit për të vazhduar kontratën me Chelsean, e cila përfundon në vitin 2020.

Me një kontratë që po shkon drejt përfundimit, Chelsea në verën e këtij viti mund të ndjehet e detyruar të heqë dorë nga Hazard, dhe Real Madridi e sheh veten në “pole position” për të transferuar atë, me një vlerë ndoshta më të ulët se sa vlera reale e lojtarit në treg.

Një strategji të ngjashme, Real Madridi e ka përdorur edhe te transferimi i Thibaut Courtois, për të cilin ka paguar një shumë modeste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco