Spallettit i rikthehet qetësia: Po shpërblehemi me rezultate

Spallettit i rikthehet qetësia: Po shpërblehemi me rezultate

09:23, 22/02/2019

Asnjë vështirësi për të kaluar pengesën Rapid Vjena, por trajneri Luciano Spalletti as që ka ndër mend të futet në bisedë mbi temën “Mauro Icardi”, edhe pse mes diplomacisë dhe duartrokitjeve të paraqitjet në kohët e fundit prek indirekt dhe i lëshon një sinjal të qartë ish-kapitenit të tij.

“Skuadra është përmirësuar shumë në këtë periudhë të fundit. Ajo që dua të veçoj është fakti se gabime banale të disa kohëve më parë nuk bëjmë më, por nuk dua që të aludoni me deklaratën time, se kjo gjë është një sinjal kundrejt fakteve të fundit që kanë ndodhur. Skuadra ka punuar shumë mirë dhe është shpërblyer me rezultate, por gjithsesi katër fitore nuk janë diçka për t’u mburrur. Kërkoj një vazhdimësi më të madhe nga ana jonë, ndryshe nuk mund të synojmë objektivat që i kemi vënë vetes”, deklaroi Spalletti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco