Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Te Chelsea nuk e duan më, por Sarri është më i mirë se Guardiola

Te Chelsea nuk e duan më, por Sarri është më i mirë se Guardiola

08:54, 22/02/2019

Chelsea po kalon një moment negativ dhe fajtor për situatën aktuale të klubit, sipas tifozëve dhe analistëve, është trajneri Maurizio Sarri.

Pas një starti të mirë të sezonit, Chelsea ndodhet jashtë zonës së Champions League dhe ka pësuar humbjen më të madhe të historisë, 6-0 ndaj Manchester Cityt.

Megjithatë, shifrat tregojnë një realitet tjetër.

Maurizio Sarri ka fituar 28 nga 43 ndeshjet e para në stolin e Chelseat në të gjithë kompeticionet, një më shumë se Pep Guardiola.

Spanjolli ka marrë vetëm 27 fitore në 43 ndeshjet e para me “Qytetarët”, teksa 9 kanë qenë barazime dhe 7 humbje.

Mbase kjo statistikë duhet t’u shkojë tifozëve të Chelseat, të cilët kanë nevojë të reflektojnë përsa i përket “Sarri-ball”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco