Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Pas gjestit të turpshëm, tifozët e Juves urrejnë Simeonen: Të vdektë foshnja!

Pas gjestit të turpshëm, tifozët e Juves urrejnë Simeonen: Të vdektë foshnja!

19:35, 21/02/2019

Kërcënimet dhe ofendimet në rrjetet sociale kanë prekur kulmin.

Mposhtja nga Atletico Madrid dhe mbi të gjitha mënyra se si trajneri Diego Simeone festoi nuk u prit mirë nga tifozët e Juventusit, shkruan “Corriere dello sport”, raporton SYRI.net.

Së fundmi tifozët bardhezinj kanë shprehur urrejtjen për trajnerin e Atleticos duke e “bombarduar” me komente në rrjetin social “Instagram”.

Në një foto të Simeones me fëmijën e tij të fundit, tifozët e skuadrës italiane kanë shkuar në ekstrem duke i uruar vdekjen e foshnjës trajnerit argjentinas.

Shumë prej komenteve janë fshirë.

Kujtojmë që Atletico fitoi 2-0 ndeshjen e parë kundë Juventusit, ndërsa dueli i kthimit në Champions do të zhvillohet më 12 mars.

SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco