Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Hidhet shorti/ Shqipëria pjesë e grupit të vështirë në Euro 2021, ja kundërshtarët

Hidhet shorti/ Shqipëria pjesë e grupit të vështirë në Euro 2021, ja kundërshtarët

18:46, 21/02/2019

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europian 2021 për femra.

Fati i goglave ka vendosur që Shqipëria të jetë pjesë e Grupit E së bashku me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.

Menjëherë pas shortit, është përcaktuar edhe kalendari i plotë ku ekipi kombëtar shqiptar do të fillojë ndeshjet eliminatore më 2 Shtator 2019 kundër Finlandës.

Finalet e Europianit EURO 2021 për femrat do të zhvillohen në muajin korrik në Angli.

Ja kalendari i Shqipërisë në këtë eliminatore:

2 Shtator 2019        Shqipëri-Finlandë

4 Tetor 2019           Shqipëri-Portugali

8 Tetor 2019           Finlandë-Shqipëri

8 Nëntor 2019        Shqipëri-Skoci

11 Mars 2020          Qipro-Shqipëri

5 Qershor 2020      Skoci-Shqipëri

18 Shtator 2020     Shqipëri-Qipro

22 Shtator 2020     Portugali-Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco