Presidenti i Atleticos: Ronaldo nuk ka fituar 5 Champions League, ja arsyeja...

Presidenti i Atleticos: Ronaldo nuk ka fituar 5 Champions League, ja arsyeja...

16:31, 21/02/2019

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i është kundërpërgjigjur Cristiano Ronaldos.

Ish-sulmuesi i Real Madridit mbrëmjen e djeshme i tregoi tifozëve vendas 5 gishtat e dorës të cilët simbolizojnë numrin e Champions Leagues të fituar nga ai.

Por numri një i Atleticos nuk është dakord me shifrën e Ronaldos i cili sipas tij ka fituar vetëm 3 herë këtë kompeticion, shkruan SYRI.net.

“Për mua, Cristiano nuk i ka pesë tituj në Ligën e Kampionëve. Ai i ka tre dhe atë për një arsyeje të thjeshtë: Të dy finalet ndaj Atleticos nuk i fitoi ai. Kush i fitoi ato? Ju tregoj në intervistën tjetër”, tha Cerezo.

Kujtojmë që pas ndeshjes Ronaldo shpjegoi gjestin e tij duke thënë: “Unë i kam fituar 5 tituj të Champions Leagued, ndërsa Atletico zero”.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Juventusi u mposht me rezultatin 2-0, ndërsa ndeshje e kthimit në Torino do të zhvillohet më 12 mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco