Icardi ‘ndëshkohet' edhe nga Argjentina

Icardi ‘ndëshkohet' edhe nga Argjentina

15:53, 21/02/2019

Polemikat e fundit dhe situata delikate që po kalon me Interin, pritet të lënë pasoja edhe më të rënda për Mauro Icardin, i cili me shumë mundësi nuk do të grumbullohet me Argjentinën për ndeshjet e muajit mars.

Lajmi është bërë i ditur nga “Tuttosport”. Icardi u kthye tek Argjentina pas shumë polemikash, pasi eliminoi paragjykimet, por tani sërish do të jashtë “Seleçion”.

Trajneri Scaloni pritet të mos e grumbullojë sulmuesin e Interit për dy ndeshjet që Argjentina do të luajë më 22 dhe 26 mars kundër Venezuelës dhe Marokut.

Icardi ka humbur edhe ndeshjen e radhës në kampionat me Fiorentinën.

Ai po përjeton një moment shumë të vështirë, ku klubi zikaltër vendosi t’i hiqte shiritin e kapitenit, ndërsa analizat hodhën poshtë dëmtimin e supozuar në gju nga futbollisti argjentinas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco