Alvaro Morata shpërfill Cristiano Ronaldon: Nuk i jap rëndësi

Alvaro Morata shpërfill Cristiano Ronaldon: Nuk i jap rëndësi

14:29, 21/02/2019

Supersfida e djeshme mes Atleticos dhe Juventusit kishte shumë prapaskena interesante.

Pas përfundimit të ndeshjes shumë njerëz të futbollit folën për fitoren e spanjollëve dhe veprimet nga lojtarët dhe trajnerët.

Gjesti Ronaldos që ka bërë me shenjë 5 Ligat e Kampionëve që kishte fituar është komentuar dhe nga Alvaro Morata. Ai ka thënë: “Këto janë detaje që ndodhin në çdo fushë. Ndoshta ato bien më shumë në sy kur i bën Cristiano. Nuk do t’i jepja rëndësi”.

Ndërsa për golin e anuluar spanjolli është shprehur: “Për mua goli ishte i rregullt. Megjithatë nuk bëj polemika. Falë Zotit fituam dhe nuk duhet të ankohemi për këtë gol”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco