Eliminimi nga Championsi shkarkon Allegrin, e zëvendëson ky trajner i madh

Eliminimi nga Championsi shkarkon Allegrin, e zëvendëson ky trajner i madh

13:13, 21/02/2019

Juventusi u mposht dje 2-0 në "Wanda Metropolitano" nga Atletico Madrid, teksa kualifikimi bëhet dhe më i vështirë në Torino.

Për këtë arsye Allegri në rast se dështon të kualifikojë Juventusin në çerekfinale, ai rrezikon seriozisht shkarkimin në fund të këtij sezoni.

Gazeta italiane "Tuttosport", e cila është pranë Juventusit, bën të ditur se Zinedine Zidane është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e bardhezinjve.

Zidane aktualisht është i pa punë që pas largimit nga Real Madridi në qershorin e vitit të shkuar, teksa është në pritje të një kontrate tjetër.

Ndërkohë për francezin interes ka shfaqur edhe Chelsea, ku Maurico Sarri pritet të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco