Sarri gjen fajtorin e problemeve të Chelseat

Sarri gjen fajtorin e problemeve të Chelseat

12:36, 21/02/2019

Fitorja në transfertë (1-2) javë e kaluar e lehtëson disi misionin e Chelseat për t’u kualifikuar në Ligën e Europës ndaj Malmos.

Në konferencë për shtyp trajneri Maruzio Sarri pasi shpjegoi se Kante nuk do të luajë sonte në orën 21:00, teksa rezultatet jo fort të mira të ekipit të tij ia “faturoi” kalendarit të ngjeshur.

“Kante nuk do të luajë sepse më duhet një lojtar që të qarkullojë topin, por më shumë sesa ndryshimi i ndonjë individi, rëndësi ka që të ndryshojmë mentalitetin. Sfidat duhen marrë me radhë. Pas ndeshjes së sotme do të mendojmë për finalen e Kupës ndaj Cityt. Po përpiqemi të zgjidhim problemet tona, por duke luajtur çdo tri ditë nuk është e lehtë të stërvitemi siç do të donim. Ky ritëm ndeshjesh ndoshta po na penalizon disi në aspektin e rezultateve dhe paraqitjeve”, tha Sarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco