VIDEO/ Capello tregohet i ashpër me Bonuccin: Është mësuar keq në Itali

VIDEO/ Capello tregohet i ashpër me Bonuccin: Është mësuar keq në Itali

10:41, 21/02/2019

Fabio Capello reagoi ashpër ndaj mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, që bëri një veprim të turpshëm simulues në momentin e shënimit të golit të parë të Atleticos.

Ai u shtri në tokë me shpresën që gjyqtari do të akordonte goditje të lirë në favor të tij, kur në realitet nuk ekzistonte ndërhyrje e gabuar.

“Në Itali jemi mësuar mirë, sapo të të përkëdhelin, shtrihu në tokë se është faull. Bonucci sapo u prek, u hodh menjëherë dhe në fund këto janë rezultatet. Është e qartë që nuk kishte ndërhyrje të gabuar”, deklaroi Capello, të cilit nuk i pëlqeu aspak sjellja e mbrojtësit italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco