Pirlo kritikon Juventusin: Ishte i kontraktuar, nuk fitohet Championsi me frikë

Pirlo kritikon Juventusin: Ishte i kontraktuar, nuk fitohet Championsi me frikë

10:05, 21/02/2019

Andrea Pirlo në rolin e komentatorit të rrjetit “Sky Sport”, ka qenë shumë i ashpër me Juventusin pas paraqitjes së parë dje në Madrid ndaj Atleticos.

“Kisha pritshmëri shumë të mëdha, por në fund të kësaj ndeshjeje, ajo që më vjen të them është vetëm: nëse ke frikë të shkosh të luash në stadiumin e kundërshtarit tënd, atëherë në Champions është e pamundur që të tentosh fitoren e trofeut”, tha ish-mesfushori.

“Juventusi u pa që në fillim që ishte i kontraktuar, nuk ishte përqendruar që të fitonte ndeshjen, por kërkonte të mos pësonte. Dhe kur futesh me këtë mentalitet, në fund rrezikon që të bësh vetëm dëme, siç e pamë të gjithë. Ndeshja e kthimit? Nuk kam asnjë koment për ndeshjen e kthimit. Pas kësaj që pashë nuk di çfarë të them”, tha ish-fantazisti i Juves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco