VIDEO/ Simeone shpjegon gjestin që bëri në festimin e golit ndaj Juves

VIDEO/ Simeone shpjegon gjestin që bëri në festimin e golit ndaj Juves

08:49, 21/02/2019

Atletico Madridit zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Juventusit në Champions, por në fund të sfidës la një shije të keqe mënyra e festimit të Diego Simeones pas golit të Gimenez.

Trajneri argjentinas bëri një shenjë nga organet gjenitale, por në konferencën për shtyp u justifikua duke thënë se thjesht donte të tregonte se ekipi i tij ka këllqe.

Këtë veprim e kam bërë si futbollist në ndeshjen Lazio-Bologna dhe sot e ribëra për të treguar se jemi skuadër me “tope”. Kurrsesi nuk ishte një veprim për të ofenduar tifozët e Juventusit. Nuk është veprim i bukur, por ndeshja ishte shumë e vuajtur. Shpreha atë që ndieja në atë moment, gjithsesi kërkoj falje”, deklaroi tekniku i Atleticos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco