Allegri nuk dorëzohet: Do bëjmë një ndeshje të madhe në Torino

Allegri nuk dorëzohet: Do bëjmë një ndeshje të madhe në Torino

08:37, 21/02/2019

Para ndeshjes kishte deklaruar se donte të kthehej nga Madridi me dy gola, por ndeshja e parë nuk shkoi aspak siç Masimilliano Allegri e kishte parashikuar.

Juventusi humbi 2-0 në Madrid me Atleticon ndeshjen e parë të 1-8-ave të finaleve të Championsit, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin.

Gjithsesi, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku i Juves ka besim se mund të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit në Torino.

Bëmë një pjesë të parë të mirë, por më pas iu përshtatëm lojës së tyre. U ndëshkuam nga dy goditje standarde, të cilat janë edhe pika e tyre e fortë, por gjithashtu, u kapëm dhe disa herë të papërgatitur, si në rastin e shtyllës apo goditja e Diego Costës. Rezultatin mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit, sepse më keq se sot, nuk bëjmë dot. Atletico shfrytëzon gjithmonë çdo rast në limite, dhe tani do mendojmë për një ndeshje të madhe në Torino”, deklaroi Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco