FOTO/ Përsëritet tragjedia si me Astorin, në Itali vdes në gjumë një tjetër sportist

FOTO/ Përsëritet tragjedia si me Astorin, në Itali vdes në gjumë një tjetër sportist

16:41, 20/02/2019

Tragjedia e ngjashme me atë të Astorit përsëritet në Itali.

Nuk bëhet fjalë për në futboll por këtë herë në atletikë, pasi 16-vjeçari David Cittarella një specialist në hedhjen e shtizës, u gjet i vdekur në shtratin e tij.

David Cittarella, 16 vjeç nga Padova, atlet i Fiamme Oro di Padova u gjet i vdekur në shtëpi nga babai i tij, i cili kishte hyrë në dhomë për ta zgjuar që të shkonte në shkollë, shkruan “chenews”, raporton SYRI.net.

Sipas ekzaminimit mjekësor flitet se djaloshi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa ishte duke fjetur në shtrat.

Kujtojmë që rreth një vit më parë kapiteni i Fiorentinës,Davide Astori u gjend i vdekur në dhomën e tij të hotelit para ndeshjes me Udinesen.

SYRI.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco