James Rodriguez konfirmon të ardhmen: Në Madrid kam gjithçka

James Rodriguez konfirmon të ardhmen: Në Madrid kam gjithçka

14:34, 20/02/2019

James Rodriguez ka folur më në fund rreth të ardhmes së tij. Mesfushori po e përfundon huazimin 2-vjeçar nga Real Madridi te Bayern Munchen.

Kolumbiani ka thënë se ai dëshiron të rikthehet në Spanjë, pasi aty ka gjithçka.

“Unë duhet të mendoj shumë rreth të ardhmes time për një kohë më afatgjate”, ka thënë James.

“Në Madrid, unë kam gjithçka, shtëpinë, njerëzit që më duan, gjithçka. Do të shohim çfarë do të ndodhë, por në këtë moment jam në kontratë me Bayern Munchen. Dua ta përfundoj sezonin këtu, ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë më tej”, ka shtuar më tej kolumbiani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco