A gënjen Icardi për dëmtimin në gju? Interi e detyron të bëjë analizat

A gënjen Icardi për dëmtimin në gju? Interi e detyron të bëjë analizat

14:10, 20/02/2019

Një javë më parë Interi vendosi t’i heqë shiritin e kapitenit, sulmuesit Mauro Icardi dhe që prej atëherë ky i fundit nuk është stërvitur asnjëherë me grupin, duke akuzuar një problem në gjurin e djathtë.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit zikaltër kanë urdhëruar kryerjen e të gjitha analizave të nevojshme ndaj sulmuesit, për të kuptuar nëse problemi ekziston vërtetë dhe nëse po, sa i rëndë është.

Mëngjesin e sotëm, argjentinasi iu drejtua një qendre shëndetësore në Milano, i shoqëruar nga bashkëshortja menaxhere, Wanda Nara, por edhe nga babai i tij, duke kryer analizat e nevojshme dhe një rezonancë magnetike për gjurin.

Shqetësimi më i madh i drejtuesve të Interit është se Icardi mund të mos ketë probleme në gju, por thjesht ka gjetur një arsye për të mos zbritur më në fushë me skuadrën, pasi nuk e priti aspak mirë heqjen e shiritit të kapitenit.

Megjithatë tani u takon mjekëve të klubit, që të analizojnë me kujdes të dhënat nga klinika, për të parë nëse Mauro Icardi ka vërtetë probleme në gju, apo do të duhet të lërë hilet dhe të bashkohet me shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco