Khedira kryen kontrollin mjekësor për problemet me zemrën

Khedira kryen kontrollin mjekësor për problemet me zemrën

13:51, 20/02/2019

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, i cili kishte probleme me zemrën i është nënshtruar sot një studimi elektro-fiziologjik, ku është parë aktiviteti elektrik i zemrës.

Për fatin e tij të mirë ai nuk ka asnjë problem serioz me zemrën dhe këtë gjë e konfirmoi klubi bardhezi, me një deklaratë zyrtare.

Gjithsesi edhe problemet nuk ishin serioze për gjermanin, ai do të mungojë afërsisht 1 muaj nga fushat e lojës.

Rikthimi i tij do të jetë në datën 30 mars për ndeshjen me Empolin, pas sfidave të Kombëtareve.

Kështu 31-vjeçari do të humbasë të dyja sfidat me Atletikon e Madridit në Champions.

Gjithashtu do të mungojë në takimet e kampionatit me Bolonjën, Napolin, Udinesen dhe Genoan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco