Etrit Berisha: Atalanta mund të përballet me çdo ekip

Etrit Berisha: Atalanta mund të përballet me çdo ekip

12:38, 20/02/2019

Etrit Berisha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek Atalanta dhe shpreson që këtë sezon të kapë një vend në Europë.

Ëndrra është Championsi, por ajo humbje me Milanin i ka komplikuar gjërat.

Ditën e djeshme, “gardiani” i Kombëtares sonë ka qenë i ftuar në dyqanin zyrtar të Atalantës dhe ka dhënë autografe për të pranishmit.

Për “Atalantacalcio” ai është shprehur: “Është argëtuese të jesh këtu, pasi ka shumë tifozë që vijnë për ne dhe shpresoj të argëtohen. Të shtunën e kaluar nuk ka shkuar mirë, pasi mund të merrnim diçka më shumë me Milanin. Ishte sfidë e përbërë nga gabime, por gjithsesi ka kaluar dhe do të fokusohemi të shkojmë aty ku e meritojmë. Jemi përballur me të gjitha ekipet deri tani dhe kemi bërë lojë të mirë. Kemi treguar se mund të jemi këdo përballë. Mundësitë janë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe të argëtohemi si ne, ashtu edhe tifozeria”, përfundoi Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco