Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ Messi, Suarez dhe yjet e Barçës gëzojnë fëmijët e sëmurë me këtë gjest

VIDEO/ Messi, Suarez dhe yjet e Barçës gëzojnë fëmijët e sëmurë me këtë gjest

12:11, 20/02/2019

Gjatë kohës kur futbollistët e Barcelonës dhe ata të Lyonit po kalonin tunelin për të dalë në fushën e lojës, ata u përshëndetën nga tifozët që u shfaqën në dy ekrane të vogla.

Në këto dy ekrane do transmetoheshin lidhje të drejtpërdrejta me disa fëmijë të sëmurë, të cilët gjendeshin në spital. Ata po i prisnin heronjtë e tyre për t’i përshëndetur.

Një nga një, Lionel Messi, Luis Suarez, e të gjithë futbollistët e tjerë të Barcelonës e Lyonit u ndalën në tunel për t’i përshëndetur tifozët e tyre të rinj.

Kjo gjë ishte organizuar nga Shoqata e Bamirësisë së Barcelonës, e cila e shpërndau videon në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.

Edhe vetë Messi njihet për ndihmat që i dhuron për fëmijët e sëmurë. Së fundi ishte bërë e ditur se argjentinasi u ndihmon fëmijëve të sëmurë me kancer, duke i financuar projekte në vlerë prej 100 milionë eurove në vit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco