Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kirurgu zbulon transformimin e Cristiano Ronaldos: Ka marrë injeksione

Kirurgu zbulon transformimin e Cristiano Ronaldos: Ka marrë injeksione

09:36, 20/02/2019

A do t’i shpenzonte Cristiano Ronaldo paratë për t’u dukur më mirë kur e shikon veten në pasqyrë? Ekspertët besojnë që portugezi e ka bërë një gjë të tillë.

Duke folur për “The Sun”, kirurgu kozmetik, Alex Kardis, e ka parë transformimin e Ronaldos që nga transferimi i tij te Manchester United, në vitin 2003, kur kishte qenë vetëm 18 vjeç.

“Duket se ai ka marrë injeksione botoksi rreth syve dhe në ballë. Lëkura e tij tani duket se është e përsosur. Ai mund të ketë bërë ndërhyrje të tjera, si për t’i larguar vijat e buzëqeshjes rreth buzëve dhe rrudha të tjera të thella në fytyrë”, ka thënë Kardis.

“Fytyra e Ronaldos është shumë e sheshtë dhe e butë. Kjo gjë mund të jetë për shkak të ‘fillers’, të cilat injektohen në fytyrë si të lëngshme. Ai duket se ka bërë ndërhyrje estetike edhe në hundën e tij, mirëpo këtu nuk ka asnjë ndryshim drastik”, shtoi ai.

“Hunda e tij duket më e vogël sesa ishte para 10 vjetëve, mirëpo kjo gjë mund të ketë ndodhur edhe nga zhvillimi normal i fytyrës së tij”, tha kirurgu.

Për më tepër, në vitin 2013 thuhet se Ronaldo edhe kishte bërë transplant të flokëve përreth ballit të tij, mirëpo kjo gjë nuk është konfirmuar asnjëherë as nga futbollisti e as nga klinika ku thuhet se portugezi e kishte kryer këtë ndërhyrje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco