Kovac: Janë të rralla skuadrat që nuk pësojnë gol në Liverpool

Kovac: Janë të rralla skuadrat që nuk pësojnë gol në Liverpool

09:09, 20/02/2019

Në një stadiumin si ai i “Anfield Road” përballë një ekipi si Liverpooli, barazimi pa gola mund të quhet një rezultat pozitiv. Aq më tepër që Bayern Munchen do ta luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit, ku do të kërkojë kualifikimin në çerekfinalet e Championsit para tifozërisë së vet.

Trajneri i bavarezëve, Niko Kovac, e arriti atë çfarë donte mbrëmë, edhe pse mund të ketë kritika për mënyrën e lojës.

“E arritëm objektivin tonë dhe morëm barazimin. Tani duhet të sigurohemi që ta mbyllim çështjen e kualifikimit në Mynih. Nuk më kujtohen shumë klube që kanë shmangur humbjen dhe nuk kanë pësuar gol këtu. Diferencat në këtë nivel janë të ngushta. Tani të presim dhe të shohim se çfarë do ndodhë në ndeshjen e kthimit. Kritika? E dinim që nuk do e mbanim topin 80%, por mund të kishim qenë më cinikë në 1/3-at e fundit të fushës”, tha tekniku i Bayern Munchen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco