Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Premtimi i Piatek: Falë meje, do rikthehet Milani i madh

Premtimi i Piatek: Falë meje, do rikthehet Milani i madh

08:45, 20/02/2019

“Gati për çdo sfidë”. Është pikërisht kjo deklarata që mbulon kopertinën e “Przeglad Sportowy” që i ka dedikuar artikullin e radhës sulmuesit polak të Milan, Krzysztof Piatek.

“U largova nga Polonia kur isha gati për të gjitha këto sfida në çdo këndvështrim: fizik, mendor, teknik. Mund të isha larguar më parë, por preferova të qëndroja për një vit më shumë dhe nuk pendohem”, rrëfen Piatek.

“Nëse do të kisha të gjitha cilësitë që më faturojnë e për të cilat flasin gazetat, atëherë do të isha futbollisti më i mirë në histori. Shpresoj që Milani të rikthehet i madh falë meje dhe që një ditë do të jem vërtetë i denjë për këto krahasime”, vijoi sulmuesi kuqezi.

“Sipas meje, disa kopertina janë të ekzagjeruara, marr vetëm një pjesë të lëvdatave. Jam i kënaqur me golat, por jo me faktin që falë tyre kam gjetur kopertinat”, deklaroi bomberi i Milanit, Krzysztof Piatek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco