Valverde justifikohet me statistikat: Bëmë 25 gjuajtje në portë

Valverde justifikohet me statistikat: Bëmë 25 gjuajtje në portë

08:10, 20/02/2019

Barazimi pa gola ndaj Lyonit duket se nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Ai u shpreh se nuk e kupton si nuk ka fituar skuadra e tij.

“Jam kënaqur me nivelin e lojës dhe përkushtimin që pashë në fushë, por megjithatë më i rëndësishmi është rezultati, që nuk më kënaq aspak. Bëmë 25 goditje që janë shumë, por realisht nuk e di si ta komentoj. Nuk më interesojnë ato gjuajtje, por ajo që kemi marrë nga fusha”, tha Valverde.

Kujtojmë se takimi i kthimit do të luhet më 13 mars në Barcelonë, aty ku katalanasit janë një skuadër tjetër.

Megjithatë, përpara këtij takimi, Barcelona do të luajë 2 ndeshje me Realin e Madridit për Kupën e Mbretit dhe për kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco