Përfundojnë pjesët e para në Champions League, ja rezultatet

Përfundojnë pjesët e para në Champions League, ja rezultatet

21:48, 19/02/2019

Kanë përfunduar në barazim pa gola 45 minutat e para në “Anfield” ndërmjet Liverpoolit dhe Bajernit të Mynihut.

Pjesa e parë dhuroi emocione të shumta nga të dy skuadrat që gabuan vetëm në momentin e finalizimit.

Liverpooli ishte më dominues por Firmino dhe Salah nuk arritën të shënonin, ndërsa në krahun tjetër edhe bavarezët kishin disa raste të arta por që nuk u shfrytëzuan siç duhej.

Në ndeshjen tjetër Bacelona ka barazuar pa gola në transfertën ndaj Lyonit.

Vlen të theksojmë që në këtë ndeshje rastin e artë për shënim e kishte “ylli” i vendasve Martin Terrier i cili me gjuajtjen e tij spektakolare tronditi shtyllën katalanse.

Ishte Marc-Andre Ter Stegen që ka shpëtuar Barcelonën nga disavantazhi.

Statistikat e ndeshjes: Liverpool - Bayern

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco