Tronditet Juventusi, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me zemrën

Tronditet Juventusi, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me zemrën

21:00, 19/02/2019

Duglas Kosta e dhe Sami Khedira nuk janë grumbulluar për ndeshjen që Juventusi do të luajë ndaj Atletico Madridit në  “Wanda Metropolitan”.

Trajneri i Juventusit, Allegri ka dhënë shpjegimet e këtyre dy mungesave të mëdha në duelin e parë të vlefshmëm për Champions League.

Khedira ka qëndruar në Torino për të kryer analiza për shkak të një aritmie atriale të shfaqur ditën e sotme, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Situata e Khedirës ka alarmuar stafin bardhezi sepse aritmia atriale është një patologji që ndikon në ndryshimin e ritmeve të zemrës, me goditje të shpejta dhe të çrregullta.

Khedira do të kryejë analiza specifike në vijim për të qartësuar situatën e tij shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment