Komentet seksiste, ish-kampioni italian i botës pushohet nga puna

Komentet seksiste, ish-kampioni italian i botës pushohet nga puna

19:26, 19/02/2019

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Fulvio Collovati është pezulluar nga televizioni publik italian RAI pas komenteve të tij për femrat në futboll dhe taktikën gjatë emisionit “Quelli che il calcio”.

“Kur dëgjoj një femër që flet për taktikë, më trazohet stomaku”, kishte thënë ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 1982.

Pezullimi i Collovatit do të zgjasë deri më 9 mars nga çdo aktivitet, tv apo radio.

“Nuk ishte qëllimi im të ofendoja njeri, kush më njeh e di sesa e respektoj universin femëror”, është shpjeguar në Tëitter Collovati.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco