Nëse ndodh kjo gjë atëherë Chelsea shkarkon Sarrin

Nëse ndodh kjo gjë atëherë Chelsea shkarkon Sarrin

18:49, 19/02/2019

Chelsea duhet të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup në mënyrë që Sarri të vazhdojë punën e tij në “Samford Bridge”.

Sipas “The Guardian”, Sarri do të jetë trajneri i The Blues në ndeshjen e radhës ndaj Malmo-s, por gazeta paralajmëron se një tjetër disfatë ndaj “Qytetarëve” do të çonte në shkarkimin e tij.

Chelsea është mposhtur 6-0 nga skuadra e Pep Guardiola-s në fillim të shkurtit, por pas humbes 2-0 në FA Cup ndaj Man United, tifozët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Vendimi për të ardhmen e ish-trajnerit të Napolit do të merret nga pronari Roman Abramovich, megjithëse rusi nuk ka parë asnjë ndeshje të këtij sezoni nga shkallët e stadiumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco