‘Ylli’ i Juventusit: Me Ronaldon fitojmë Champions Leaguen

‘Ylli’ i Juventusit: Me Ronaldon fitojmë Champions Leaguen

18:06, 19/02/2019

Bonucci nuk ka kursyer elozhet për Cristiano Ronaldon që sipas tij ka rritur pretendimet e Juventusit për të fituar Champions Leaguen.

Integrimi i “yllit” portugez, Cristiano Ronaldo, nën urdhrat e Allegrit, ishte impresionues edhe për një lojtar të kalibrit të tij.

“Cristiano Ronaldo më ka verbuar, jo vetëm mua por të gjithë ambientin juventin, po ashtu dhe tifozërinë tonë për mënyrën se si stërvitet, regjimin e tij absolut dhe sigurisht performancën dominuese ne fushën e blertë. Afrimi i një lojtari të tillë do të thotë shumë, nënkupton se niveli i këtij klubi është rritur dhe në mënyrë paralele edhe objektivat e tij. Ndaj ne mund ta themi hapur që synojmë Championsin me çdo kusht dhe do të mundohemi në maksimum të arrijmë këtë objektiv madhor”,tha fillimisht ai.

Pas aventurës së shkurtër dhe jopozitive tek kuqezinjtë e Milanit, mbrojtësi juventin, Bonucci, zbulon prapaskenat e merkatos së shkuar, teksa klubi mbretëror i Realit kërkoi shërbimet e tij.

“Është një nder për çdo lojtar interesimi i një skuadre të tillë për shërbimet e tua, por unë e them me bindje se jam bardhezi në zemër dhe ky është klubi ku ndihem vetvetja. Fanella bardhezi është ajo që më shkon më shumë”, – deklaron për të përditshmen spanjolle “AS” italiani 31-vjeçar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

FILANTROPI DT 19 SHKURT 201919/02/2019 19:35

BONUCCI në opinionin tonë e ka gabim kur thotë që me RONALDON Juventusi fiton Champions Ligën. E para ai nuk luan me yjet e Realit , e dyta mosha 33- 34 vjeçare nuk të bën optimist. e treta në këtë kompeticion ka skuadra me nivel shumë më të lartë se Juventus .

Shto koment

Denonco