Real Madrid publikon çmimin e biletave për ‘El Clasicon’ në Kupën e Mbretit

Real Madrid publikon çmimin e biletave për ‘El Clasicon’ në Kupën e Mbretit

17:15, 19/02/2019

Real Madrid ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit.

Të gjithë ata që këtë ndeshje dëshirojnë ta ndjekin në ‘Santiago Bernabeu’, minimumi duhet të paguajnë 75 euro.

Hyrja më e shtrenjtë është në tribunat që ofrojnë komoditet më të mirë për ndeshje, ku një biletë shkon deri në 265 euro.

Ndërsa biletat VIP kushtojnë rreth 400 euro, deri në çmimin më të shtrenjtë 800 euro.

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Camp Nou” përfundoi 1-1 duke lënë të hapur mundësinë e skuadrës që do kualifikohet në finale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco