Wanda Nara ka një ultimatum, Icardi nuk luan me Interin nëse...

Wanda Nara ka një ultimatum, Icardi nuk luan me Interin nëse...

16:49, 19/02/2019

Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, i ka dhënë një ultimatum Interit që t’ia kthejë shiritin e kapitenit sulmuesit argjentinasit ose në të kundërt ky i fundit nuk do të luajë asnjë ndeshje me fanellën zikaltër.

Sipas të përditshmes italiane, “Gazzetta dello Sport”, Wanda gjithashtu i ka kërkuar Interit t’i kërkojë falje Icardin për vuajtjet që ia ka shkaktuar bashkëshortit të saj pas vendimin për t’ia hequr shiritin e kapitenit.

Që nga momenti kur u mor ky vendim për shiritin e kapitenit, 26-vjeçari nuk ka luajtur në ndeshjet e Interit, kundër Rapid Viennas dhe Sampdorias. Nëse Interi nuk pranon t’ia kthejë shiritin e kapitenit, atëherë kjo situatë do të zgjasë edhe më shumë, shkruan SYRI.net.

Sky Sport Italia shton se sulmuesi e kaloi ditëlindjen e tij duke iu nënshtruar më shumë fizioterapisë për të rikuperuar gjurin e tij të djathtë.

Kujtojmë që ditë më parë tifozët e Interit i kanë dërguar mesazhe kërcënuese bukuroshes madje ajo është sulmuar edhe me gurë gjatë kohës kur ndodhej me fëmijët e saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco