Reagon presidenti i klubit italian që u përjashtua nga kampionati: Kam paguar shumë...

Reagon presidenti i klubit italian që u përjashtua nga kampionati: Kam paguar shumë...

15:33, 19/02/2019

Pas përjashtimit të Pro Piacenza nga Serie C, ka folur presidenti i klubit, Maurizio Pannella.

"Kam paguar shumë për mungesën e eksperiencës time në botën e futbollit, por nuk ndjehem i vetmi përgjegjës për rënien e Pro Piacenza”, ishin fjalët e tij.

“Tani duhet të marrim parasysh këtë vendim të përjashtimit për ta apeluar. Nëse më duhet të kërkoj falje për dikë do kërkoj".

Ndërkohë të dielën Cuneo turpëroi 20-0 skuadrën e Pro Piacenzas, teksa Federata e Futbollit Italian e përjashtoi menjëherë.

Në fakt në atë sfidë Pro Piacenza ishte paraqitur në fushë me skuadrën e 17-vjeçarëve (madje me 7 lojtarë në fushë), pasi lojtarët e ekipit të parë e kishin braktisur klubit për shkak të problemeve financiare.

Madje në atë ndeshje nuk ishte fare i pranishëm as trajneri i skuadrës.

Ky është një turp për futbollin Italian. Por nuk është vetëm Piacenza që ka falimentuar vjet u shkri klubi i Modenës, ndërsa Bari për shkak të problemeve financiare u përjashtua nga Seria B.

Ndërkohë kujtojmë këtu se probleme financiare ka patur dhe Parma e cila në vitin 2015 shpalli falimentimin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco