Mbrojtësi shqiptar transferohet në Kinë

Mbrojtësi shqiptar transferohet në Kinë

13:30, 19/02/2019

Pak orë më parë, Albi Alla zyrtarizoi largimin e tij nga Flamurtari dhe vendosi që aventurën e tij ta vazhdonte në një kampionat tjetër, shumë larg nga Shqipëria.

Ai do të luajë me fanellën e Janbianit që militon në Kategorinë e Dytë në kampionatin kinez.

Foton e parë duke firmosur kontratën me ekipin e ri, e ka publikuar vetë menaxheri i futbollistit, Franci Bode, i cili edhe ka mundësuar këtë transferim.

Ky në fakt është një transferim historik, duke qenë se Alla bëhet futbollisti i parë që largohet nga Kategoria Superiore, për të firmosur në kampionatin kinez.

“I gëzuar të njoftoj se nga sot, Albi Alla është lojtari më i ri i Janbian Funde (Liga e Parë, Kinë). Ky është transferimi i parë nga kampionati shqiptar në kampionatin kinez. Lëre punën të bëjë zhurmë”, shkruhej në njoftimin e menaxherit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco