Propozimi interesant/ Superkupa të zhvillohet me 4 skuadra

Propozimi interesant/ Superkupa të zhvillohet me 4 skuadra

12:54, 19/02/2019

Një propozim i ri dhe interesant vjen nga Spanja. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, njoftoi ditën e sotme krijimin e një modeli të ri për kompeticionin e Superkupës.

Formati i ri do të jetë një “Final Four”, ku katër ekipe do të garojnë mes tyre për trofeun e Superkupës.

Kështu, dy skudrat finaliste të Kupës së Mbretit, dhe dy vendet e para në La Liga, do të diskutojnë mes tyre trofeun e Superkupës.

Dy gjysmëfinalet dhe finalja, do të luhen një javë para fillimit të La Ligas, dhe ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin qytet, në harkun e pak ditëve, për të krijuar kështu një festë futbolli, që do rrisë akoma më shumë interesin për kompeticionin e Superkupës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco