Klubi italian përjashtohet nga kampionati

Klubi italian përjashtohet nga kampionati

08:31, 19/02/2019

Pro Piacenza e pëson keq për shfaqjen e shëmtuar që dhuroi të dielën, e cila bëri xhiron e botës.

Komisioni i Disiplinës përjashtoi klubin e Pro Piacenza nga Serie C në Itali, pasi u paraqit me 7 lojtarë në një ndeshje zyrtare, të cilën e humbën me rezultatin 20-0 ndaj Cuneos.

Kjo njollë e futbollit italian ka përfunduar këtu. Pasi humbi tri ndeshje radhazi me rezultatin 3-0 në tavolinë sepse nuk u paraqitën në ndeshje, herën e fundit u grumbulluan, por u shkatërruan keq.

Për këtë Federata Italiane e Futbollit vendosi ta përjashtojë nga kampionati klubin e Pro Piacenza, një klub i falimentuar që nuk ka paguar pagat e lojtarëve.

Ndeshja e së dielës nuk do të llogaritet me 20-0, por do jetë ndeshje e humbur 3-0 në tavolinë, ashtu siç do të llogariten të gjitha ndeshjet e mëparshme të kësaj skuadre.

Ndër të tjera, Pro Piacenza u gjobit edhe me 200 mijë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment