Të gjithë presin shkarkimin, Sarri befason me deklaratën pas humbjes ndaj Man United

Të gjithë presin shkarkimin, Sarri befason me deklaratën pas humbjes ndaj Man United

23:40, 18/02/2019

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka konfirmuar marrëdhënien e mirë që ka me futbollistët.

Pas humbjes 2-0 nga Manchester United, tekniku italian tha se nuk ndihet i shqetësuar për pozicionin e tij në stolin e londinezëve.

“Marrëdhëniet e mia me futbollistët janë shumë të mira. Por ato nuk janë të rëndësishme nëse nuk arrihen rezultate. Nuk jam aspak i shqetësuar për pozicionin tim. Ne është dashur të luanim më mirë në pjesën e dytë” deklaroi Sarri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco